Rreth KRWM
informacion
Korca Regional Waste Management
Shoqëria “Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë” (KRWM SHA) është një shoqëri aksionere që zotërohet nga 6 bashkitë e Qarkut të Korçës. Ajo u themelua në 05 qershor 2008 me qëllimin për t’i ofruar shërbimet e menaxhimit të mbetjeve bashkarisht, në nivel rajonal dhe me efikasitet për të gjitha bashkitë e saj anëtare. Krijimi i saj finalizoi vullnetin e bashkive për të pasur një ent për të administruar sistemin rajonal të menaxhimit të mbetjeve, duke përfshirë funksionimin e objekteve rajonale dhe organizimin e transportit në distancë të largët.
Gjatë viteve të para, stafi ynë – bërthama e ndërmarrjes së sotme – shërbeu si një agjenci për zbatimin e projektit “Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta në Shqipërinë Juglindore”, në kuadër të bashkëpunimit financiar Gjermani – Shqipëri, të financuar përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW. Gjatë fazës ndërlidhëse dhe fazës së parë të zbatimit, ne përgatitëm bazat për krijimin e një sistemi rajonal dhe ndërtimin e vend depozitimit sanitar në Maliq. Projektimi dhe ndërtimi i një vend depozitimi me parametra të nivelit të lartë ishte fokusi kryesor i fazës së dytë të zbatimit, ndërkohë që patëm mbështetjen e konsulencës për forcimin funksional dhe organizativ të kompanisë.
Sot KRWM administron vend depozitimin sanitar rajonal dhe dy stacione transferimi në bashkitë Devoll dhe Kolonjë. Ajo është rritur në një kompani plotësisht funksionale prej 25 punonjësish të përkushtuar për të siguruar funksionimin efektiv dhe efiçent të objekteve të saj, në përputhje me standardet e kërkuara teknike dhe mjedisore.
Një partner i përkushtuar në rajon

The establishment of the Company is based on the Law No 9901, dated 14.04.2008 “On Merchants and Commercial Companies”, and on the Law No 8652, dated 31.7.2000 “On the Organization and Functioning of Local Government” as well as other relevant by-laws, and is registered according to Law No 9723, dated 3.05.2007 “On the National Registration Centre”.
The main rules of the company’s organization and functioning are laid down in the Statute.

KRWM është një shoqëri aksionare me kapital publik, në pronësi të bashkive të qarkut të Korçës. Numri i aksioneve është proporcional me numrin e popullsisë së bashkive përkatëse.
Bashkitë anëtare të KRWM janë:

KRWM është ngritur si një organizatë funksionale, në të cilën stafi është i organizuar sipas funksioneve me një strukturë hierarkike të vijave të autoritetit, komunikimit, të drejtave dhe detyrave. Që nga tetori i vitit 2020, KRWM punëson 6 punonjës administrativë, 15 punonjës teknikë për funksionimin e vendgrumbullimit dhe 4 punonjës teknikë për funksionimin e stacioneve të transferimit.
Asambleja e Aksionarëve është organi më i lartë vendimmarrës i Ndërmarrjes dhe përbëhet nga të gjithë aksionarët e saj. Mbledhjet e zakonshme të Aksionarëve thirren të paktën një herë në vit.
Bordi Mbikëqyrës mbikëqyr mënyrën e menaxhimit të Ndërmarrjes dhe merr vendime përkatëse. Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës zgjidhen për një mandat dyvjeçar nga Asambleja e Aksionarëve me shumicë të thjeshtë votash nga aksionarët e pranishëm ose të përfaqësuar. Bordi Mbikëqyrës mblidhet në ambientet e KRWM të paktën një herë çdo tre muaj ose, në raste të veçanta, me iniciativën e Kryetarit.

Misioni i Ndërmarrjes është të ofrojë shërbime cilësore miqësore me mjedisin dhe efikasitet në përdorimin e burimeve në një sistem të integruar të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, që përfshin shërbime transferimi, transport afatgjatë dhe asgjësim të mbetjeve në Rajonin e Korçës, me qëllim nxitjen dhe mbështetjen e riciklimit dhe kontribuimin në zvogëlimin e mbetjeve, duke përmirësuar kështu standardet mjedisore dhe shëndetin dhe sigurinë e njeriut.
Ndërmarrja ka autorizim për të administruar dhe përpunuar rrjedhat e mëposhtme të mbetjeve:
-
Mbetjet komunale (mbetjet shtëpiake, mbetjet tregtare, industriale dhe institucionale jo të rrezikshme) të cilat mblidhen brenda skemës së menaxhimit të mbetjeve komunale.
-
Gjithashtu, në përputhje me kërkesat e lejes së vendgrumbullimit dhe ligjet dhe rregulloret shqiptare, mbetje të tjera jo të rrezikshme që dorëzohen drejtpërdrejt në vendgrumbullim (përveç llojeve të përmendura më sipër, p.sh. mbetje bujqësore, mbetje ndërtimi dhe prishjeje, lëngje nga impiantet e trajtimit të ujërave), nëse këto rrjedha mbetjesh nuk ndikojnë negativisht në funksionimin e vendgrumbullimit dhe emetimet e përgjithshme.
Vlerat tona janë: Transparenca, përfshirja e plotë, besueshmëria, bashkëpunimi me komunitetin, partneritetet, vlera për paratë, shërbimi cilësor, llogaridhënia.

Qëllimet e përgjithshme të ndërmarrjes mund të përmbledhen në tre fusha:
Struktura Institucionale: Të ndërtohet një kompani e burimeve të bollshme, moderne dhe me performancë të lartë që vlerëson aksionarët, stafin dhe klientët, dhe që është në gjendje të realizojë vizionin, objektivat dhe cilësinë e shërbimit.
Operacionet: Sigurimi i shërbimeve rajonale të transportit, reduktimit dhe asgjësimit të mbetjeve në mënyrë të sigurt për mjedisin dhe me kosto efikase.
Menaxhimi Financiar: Ndërtimi i një kompanie financiarisht të qëndrueshme dhe sigurimi i ofrimit të shërbimeve me kosto efektive dhe me vlerë të jashtëzakonshme për klientët dhe publikun.
Për të arritur këto qëllime, janë përcaktuar disa objektiva të cilat monitorohen rregullisht.

Partnerët tanë kryesorë në realizimin e aktiviteteve dhe objektivave përfshijnë:
-
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
-
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
-
KfW
-
AKUM
-
Konsulentë
-
Agjencitë Kombëtare dhe Rajonale të Mjedisit
-
Institucionet arsimore
-
Media