KRWM
  • Home
  • About us
    • Our Work
    • Our Staff
  • Landfill
    • Sanitary Landfill
    • Transfer Stations
    • Tips & Information
  • Contact Us
  • En
    • En
    • SQ
    • De
  • PR activities
Select Page

Blog

Latest from KRWM

krwm.al

Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë 📍🇦🇱
Kampion i Gjelbër i Ballkanit Perëndimor 2023 🏆♻️

🚧 KRWM është duke rregulluar dhe riparuar rrugën q 🚧 KRWM është duke rregulluar dhe riparuar rrugën që të çon në fshatin Shkozë.

Një hap i vlefshëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e lëvizjes për banorët e zonës. 🙌

#krwm
Kapitullit 27 “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”, Kapitullit 27 “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”, një komponent thelbësor në rrugëtimin e Shqipërisë drejt përputhjes së plotë me acquis të BE-së. Përparimet në menaxhimin e mbetjeve, energjinë e pastër dhe qëndrueshmërinë mjedisore përfaqësojnë elementë kyç për mbylljen me sukses të këtij kapitulli. 🌲

Z. Ilir Pendavinji, Deputeti i Qarkut Korçë, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në KRWM. Gjatë takimit, administratori dhe stafi prezantuan projektet kryesore, përfshirë instalimin e paneleve diellore, ndërtimin e qelizës së dytë dhe shërbimet e ofruara për qytetarët.♻️

Z. Pendavinji iu bashkua gjithashtu nismës së “Kopshtit të Gjelbër” të KRWM duke mbjellë një pemë si simbol i angazhimit ndaj mbrojtjes së mjedisit.🌲

Vizita u mbyll me një diskutim konstruktiv mbi hapat e mëtejshëm për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të institucionit.📌
Duke pasuruar kopshtin e gjelbër të KRWM me pemë. Duke pasuruar kopshtin e gjelbër të KRWM me pemë. 🌳Më shumë pemë, më shumë jetë! 🌱

#krwm #behuedhetimikimjedisit #kopshtiigjelberikrwm
Kur dielli perëndon, natyra flet me qetësi dhe na Kur dielli perëndon, natyra flet me qetësi dhe na kujton sa e çmuar është çdo frymëmarrje që marrim.🌄

Kopshti i Gjelbër i KRWM është më shumë se një hapësirë, është një thirrje për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim. 🌲E ndërtuar për qytetarët e Maliqit, si një simbol i kujdesit të përbashkët ndaj mjedisit ku çdo pemë, çdo lule e mbjellë këtu është një hap drejt një të ardhmeje më të gjelbër.💚🌲

Le të kontribuojmë të gjithë🌲një fidan, një lule, një kujdes i vogël, sepse natyra është shtëpia jonë e përbashkët.

#kopshtiigjelber #KRWM #Maliq #mbronatyrën #bashkepermjedisin 🌍
Gjatë muajit mars, landfilli ka vijuar punën në më Gjatë muajit mars, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve.🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃3550.46 ton mbetje të trajtuara
🍃2000 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃33.24 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃4840 € të kursyera nga panelet diellore dhe 21.98 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #mars #behuedhetimikimjedisit
Uji është burim i jetës dhe çdo veprim që bëjmë pë Uji është burim i jetës dhe çdo veprim që bëjmë për ta kursyer dhe ripërdorur sot, kontribuon në një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme për të gjithë. 💧🌍
Edhe pse dita ishte e vrenjtur, ambientet e KRWM u Edhe pse dita ishte e vrenjtur, ambientet e KRWM u ndriçuan nga vizita e fëmijëve të klasës “Borëbardha”, grupi i tretë, Kopshti Nr. 12, Korçë.☁️✨

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, duke i dhënë një domethënie edhe më të veçantë kësaj eksperience. 💧

Gjatë vizitës në landfill, ata u njohën me proceset e menaxhimit të mbetjeve dhe mësuan mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Njëkohësisht, vogëlushët u informuan edhe mbi trajtimin e ujit përmes impiantit “reverse osmosis”, si dhe mbi mënyrat se si kompania jonë punon për të ripërdorur dhe kursyer ujin. 🌱♻️💧

Me pyetjet e tyre kureshtare dhe entuziazmin që përcollën, vogëlushët e kthyen këtë vizitë në një përvojë të këndshme dhe frymëzuese për të gjithë.♻️

#krwm #akem #ditaboteroreeujit #behuedhetimikimjedisit #kurseniujin
KRWM mbetet gjithmonë e përkushtuar në mbështetjen KRWM mbetet gjithmonë e përkushtuar në mbështetjen e nismave që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe ripyllëzimin e zonave tona.🌿 Edhe këtë vit, me shumë dëshirë iu bashkuam nismës së Korça Alpin “Hije për burimet e Moravës”, në kuadër të Ditës Botërore të Pyjeve.🌲

Kontributi ynë erdhi përmes dhurimit të 50 fidaneve, të cilat u mbollën në malin e Moravës. Çdo pemë e mbjellë është një investim për ajër më të pastër, natyrë më të bukur dhe një jetë më cilësore për brezat që vijnë.🌲

Noar dhe Ledjon, dy fëmijët e fotos së parë, janë simbol i kësaj shprese. 💚 Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një mjedis më të gjelbër, për pyje të shëndetshme dhe për një botë më të mirë për të gjithë.

#pyjetëshëndetshëm #eardhmeegjelbër #ditabotëroreepyjeve #krwm #korcaalpin
Riciklimi nuk është thjesht një veprim, por një pë Riciklimi nuk është thjesht një veprim, por një përgjegjësi ndaj së ardhmes 🌍♻️
Në Ditën Botërore të Riciklimit, KRWM organizoi nj Në Ditën Botërore të Riciklimit, KRWM organizoi një aktivitet me nxënësit e shkollës “Stavri Themeli”, Korçë ♻️

Nxënësit prezantuan objekte të krijuara me materiale të riciklueshme, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme mbi reduktimin, ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve.

Gjithashtu, ata vizituan landfillin, ku mësuan më shumë rreth menaxhimit të mbetjeve dhe rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit.✨💚

Së bashku për një të ardhme më të pastër! 

#krwm #akem #behuedhetimikimjedisit
🌸 Patëm kënaqësinë të mirëprisnim fëmijët e kopsht 🌸 Patëm kënaqësinë të mirëprisnim fëmijët e kopshtit “Rreze Drite”, Maliq në aktivitetin "Të vegjlit mbjellin të ardhmen" të organizuar nga KRWM – Administrimi i Mbetjeve Qarku Korçë.

Së bashku me të vegjlit mbollëm lule në kopshtin e krijuar nga KRWM, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për dashurinë dhe kujdesin ndaj natyrës. 🌱

Kopshti i KRWM është një hapësirë e gjelbër pranë kompanisë, e krijuar posaçërisht për qytetarët, që të mund të çlodhen në natyrë dhe njëkohësisht të kontribuojnë për ta mbrojtur dhe mirëmbajtur atë.🌱

Ftojmë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj nisme duke mbjellë lule apo pemë në këtë hapësirë të gjelbër. Le ta bëjmë së bashku mjedisin tonë më të bukur dhe më të gjallë! 🌿

BEHU EDHE TI MIK I MJEDISIT! 

#krwm #mbronimjedisin #akem #ministriaemjedisit
Gjatë muajit shkurt, landfilli ka vijuar punën në Gjatë muajit shkurt, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve.🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃2930 ton mbetje të trajtuara
🍃1680 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃89.14 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃2750 € të kursyera nga panelet diellore dhe 12.50 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #shkurt #behuedhetimikimjedisit
E ardhmja është e gjelbër kur edukimi fillon herët E ardhmja është e gjelbër kur edukimi fillon herët.♻️
Sot ambientet e KRWM u mbushën me energjinë e mrek Sot ambientet e KRWM u mbushën me energjinë e mrekullueshme të vogëlushëve nga Kopshti Nr. 5 Korçë 🌱✨

Ata vizituan landfillin, ngjyrosën fletore me tematika mjedisore dhe përforcuan njohuritë mbi ndarjen e duhur të mbetjeve sipas rrymave të caktuara. ♻️

Me pyetje plot kureshtje, buzëqeshje dhe energji të mirë, na tregojnë se edukimi mjedisor fillon që herët dhe se e ardhmja është në duar të sigurta 💚🌍

#krwm #behuedhetimikimjedisit
Ekspozita dhe Konkursi “Dashuria për Mjedisin” 🌿🎨 Ekspozita dhe Konkursi “Dashuria për Mjedisin” 🌿🎨

Një ditë e mbushur me ngjyra, kreativitet dhe mesazhe të forta për mbrojtjen e natyrës në Ekspozitën dhe Konkursin “Dashuria për Mjedisin”, organizuar nga KRWM në bashkëpunim me AKEM, Ministria e Mjedisit, Bashkia Korçë dhe Qyteza e Fëmijëve.♻️

Fëmijët e kursit të pikturës së Qytezës së Fëmijëve realizuan piktura në telajo për të shprehur dashurinë që kanë për mjedisin dhe natyrën, si edhe prezantuan objekte të krijuara me materiale të riciklueshme, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për kujdesin ndaj planetit tonë. 🌍♻️

Të gjitha pikturat ishin të mrekullueshme, u ndanë çmime për punimet më të spikatura, duke vlerësuar talentin, mesazhin dhe kreativitetin e fëmijëve. 🏆

Gjithashtu, fëmijët patën mundësinë të njihen më nga afër me landfillin dhe procesin e menaxhimit të mbetjeve, duke mësuar mbi rëndësinë e ekonomisë qarkulluese dhe kujdesit ndaj mjedisit. ♻️

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe energjinë pozitive, si edhe Z. Sotiraq Filo, Z. Gëzim Topçiu dhe Z. Ersi Sulejmani, Drejtor i Përgjithshëm i AKEM, për mbështetjen dhe kontributin e tyre në këtë aktivitet të veçantë.🎨

#behuedhetimikimjedisit #akem #ministriaemjedisit #bashkiakorce #qytezaefëmijëvekorçë
E ardhmja duket më e gjelbër kur pikturohet nga du E ardhmja duket më e gjelbër kur pikturohet nga duart e fëmijëve 🌿🎨🫟

Pikturat e fëmijëve pjesëmarrës në konkursin "Dashuria për Mjedisin", @qytezaefemijeve 🌱

#krwm #akem #qytezaefëmijëvekorçë #bashkiakorce
Gjatë muajit janar, landfilli ka vijuar punën në m Gjatë muajit janar, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve.🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃3320 ton mbetje të trajtuara
🍃1860 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃103 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃1780 € të kursyera nga panelet diellore dhe 8.08 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #janar #behuedhetimikimjedisit
Edukimi mjedisor është një hap i rëndësishëm drejt Edukimi mjedisor është një hap i rëndësishëm drejt një shoqërie më të përgjegjshme.🌱🌍 Të mësosh për mjedisin do të thotë të investosh në të ardhmen! 

Me rastin e Ditës Botërore të Edukimit Mjedisor, mirëpritëm nxënësit e Shkollës “Agimi” Maliq të cilët realizuan një vizitë studimore në Landfillin e Maliqit, ku u informuan mbi funksionimin e tij, shërbimet që ofron kompania dhe rëndësinë e menaxhimit të duhur të mbetjeve.♻️

Vizita u shoqërua me prezantime informuese dhe diskutime, duke i nxitur nxënësit të kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e mjedisit. 🌍

#krwm #behuedhetimikimjedisit #shkollaagimi #ditaboteroreeedukimitmjedisor #mbronimjedisin
Snow brings purity, hope, and new beginnings. ❄️✨ Snow brings purity, hope, and new beginnings. ❄️✨

Venddepozitimi i Mbetjeve Maliq 📍
Gjatë muajit dhjetor, landfilli ka vijuar punën në Gjatë muajit dhjetor, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve.🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃3737.2 ton mbetje të trajtuara
🍃3020 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃229 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃2130€ të kursyera nga panelet diellore dhe 9.70 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #menaxhimiimbetjeve
Follow on Instagram

No Results Found

The page you requested could not be found. Try refining your search, or use the navigation above to locate the post.

KRWM – Landfill

Korca Regional Waste Management Company is a joint-stock company owned by all six municipalities of Korca region. It was established in June 2008 with the aim of providing waste management services jointly, regionally and efficiently to all its member administrations.

  • Follow
  • Follow
Landfill
Sanitary Landfill
Transfer Stations
Tips & Information
Contact
P : +35569 2065 112
E : info@krwm.al
A : Maliq, Albania
Copyright © 2026 KRWM. All Rights Reserved.