KRWM
  • Startseite
  • Über uns
    • Unsere Arbeit
    • Unser Team
  • Deponie
    • Übergabestationen
    • Tipps & Informationen
    • Sanitäre Deponie
  • Kontaktieren Sie uns
  • De
    • En
    • SQ
    • De
  • PR activities
Seite wählen

Blog

Neuigkeiten von KRWM

krwm.al

Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë 📍🇦🇱
Kampion i Gjelbër i Ballkanit Perëndimor 2023 🏆♻️

Gjatë muajit shtator, landfilli ka vijuar punën në Gjatë muajit shtator, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃3925 ton mbetje të trajtuara
🍃806 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃157.5 Kg tallash të përdorur si material mbulues
🍃4058 € të kursyera nga panelet diellore dhe 20.82 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #shtator #behuedhetimikimjedisit
🌱 Menaxhimi i qëndrueshëm i mjedisit nis nga mënyr 🌱 Menaxhimi i qëndrueshëm i mjedisit nis nga mënyra se si veprojmë çdo ditë.

Stafi i KRWM zhvilloi një trajnim mbi ISO 14001 – Sistemin e Menaxhimit Mjedisor, të realizuar nga Reborn Albania.

Gjatë trajnimit u trajtuan tema të rëndësishme për:
♻️ identifikimin dhe menaxhimin e aspekteve mjedisore;
🌍 reduktimin e ndikimeve në mjedis;
📋 respektimin e kërkesave ligjore dhe mjedisore;
🔄 përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve;
♻️ përdorimin e praktikave më të qëndrueshme në menaxhimin e mbetjeve.

Për KRWM, zbatimi i parimeve të ISO 14001 është një hap i rëndësishëm drejt një menaxhimi më të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm të mjedisit.

🤝 Falënderojmë @reborn_albania për realizimin e trajnimit dhe për kontributin në rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të stafit tonë.
Një ditë për të buzëqeshur, një mësim për të jetua Një ditë për të buzëqeshur, një mësim për të jetuar më mirë dhe një premtim për një mjedis më të pastër. 🌍💚🌻
Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e Open Da Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e Open Day!🌿

Shihemi vitin tjetër!🫶

Deri atëherë, mos harroni të kujdeseni për mjedisin, të reduktoni mbetjet, të ricikloni dhe ta mbani natyrën të pastër. 🌱💚

KRWM
Bëhu edhe ti MIK i mjedisit ♻️
Open Day 2026 ♻️ Open Day 2026 ♻️
Një ditë e veçantë kushtuar mjedisit, familjes dhe Një ditë e veçantë kushtuar mjedisit, familjes dhe ndërgjegjësimit, e mbushur me aktivitete edukative, argëtim dhe momente të bukura për të gjithë. 💚

Fëmijët ishin në qendër të kësaj dite, duke u përfshirë në lojëra, aktivitete krijuese dhe argëtuese, të ndërthurura me mesazhe të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin ndaj natyrës. 🌱🎨

Open Day solli qytetarët dhe familjet më pranë landfillit, duke krijuar një mundësi për të mësuar, bashkëbiseduar dhe kuptuar më mirë rëndësinë e menaxhimit të përgjegjshëm të mbetjeve.♻️

Kjo ditë bashkoi komunitetin me përfaqësues të institucioneve, mes tyre Prefektja e Qarkut Korçë, Znj. Zegullaj, Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Z. Tollkuçi, dhe Deputeti i Qarkut Korçë, Z. Pendavinji.

Një falënderim i veçantë për @qytezaefemijeve për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndër vite, si dhe për @akem.albania , për mbështetjen e pakushtëzuar. 💚

🌍 Sepse ndërgjegjësimi nis që në fëmijëri dhe një e ardhme më e pastër ndërtohet së bashku. ♻️
🌿 DITA E HAPUR 2026 | KRWM ♻️ Një traditë që na b 🌿 DITA E HAPUR 2026 | KRWM ♻️

Një traditë që na bashkon çdo vit, Dita e Hapur e KRWM rikthehet më 12 shtator, për një ditë të veçantë informimi, edukimi dhe argëtimi për të gjithë komunitetin! 💚

📍 Landfilli i Maliqit
🕙 10:00 – 14:00

Hapni dyert e landfillit dhe zbuloni nga afër se çfarë ndodh me mbetjet tona dhe si kontribuojmë çdo ditë për një mjedis më të pastër dhe një menaxhim më të qëndrueshëm të mbetjeve.♻️

Një ditë për qytetarët, familjet dhe veçanërisht për fëmijët, me aktivitete që ndërthurin edukimin, kreativitetin, argëtimin dhe ndërgjegjësimin mjedisor. 🌱

✨ Çfarë do të gjeni në Ditën e Hapur?

♻️ Guidë dhe vizitë në landfill
♻️ Aktivitete edukative për fëmijët mbi reduktimin, ripërdorimin dhe riciklimin
♻️ Hapësira informuese mbi menaxhimin e mbetjeve
🌸 Mbjellje lulesh
🎨 Pikturim fytyre
👜 Aktivitete kreative – pikturim çarçafësh dhe çantash tekstili, punime me qiri etj.
🏐 Lojëra dhe aktivitete fizike argëtuese
👗 Sfilatë me veshje të riciklueshme
🎭 Maskota me personazhe Disney
🎶 Muzikë dhe atmosferë festive
🥤 Pije dhe ushqime
🎁 Surpriza dhe shumë argëtim për të vegjlit!

🚌 TRANSPORTI FALAS

📍 Nisja: Shkolla “Themistokli Gërmenji”, Korçë, çdo 1 orë, ora 10:00 - 11:00 - 12:00 - 13:00 - 14:00
📍 Ndalesë në Maliq për të mundësuar transportin e qytetarëve.

Ejani me familjen dhe bëhuni pjesë e një dite ku mësojmë, krijojmë, argëtohemi dhe kujdesemi së bashku për mjedisin! 💚🌍

Ju mirëpresim më 12 shtator në Landfillin e Maliqit! ♻️

#OpenDay #KRWM #behuedhetimikimjedisit
Gjatë muajit gusht, landfilli ka vijuar punën në m Gjatë muajit gusht, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃4660 ton mbetje të trajtuara
🍃1823 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃180 m³ tallash të përdorur si material mbulues
🍃6000 € të kursyera nga panelet diellore dhe 27.65 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #gusht #behuedhetimikimjedisit
Gjatë muajit korrik, landfilli ka vijuar punën në Gjatë muajit korrik, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃4386 ton mbetje të trajtuara
🍃1776 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃82 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃6660 € të kursyera nga panelet diellore dhe 38.27 MWh energji e prodhuar

Gjatë këtij muaji është përdorur material mbulues (tallash dhe dhé) për kapsulimin e qelizës nr. 1 të landfillit. Ky proces ka kontribuar në rritjen e sigurisë gjatë sezonit të zjarreve, duke ndihmuar në parandalimin e djegies së mbetjeve nga faktorë të jashtëm. Kjo masë është ndërmarrë gjithashtu në përputhje me kërkesën e Ministrit të Mjedisit për forcimin e masave parandaluese dhe garantimin e menaxhimit të sigurt të mbetjeve.🌱

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #korrik #behuedhetimikimjedisit
Në kuadër të Ditës Botërore të Ruajtjes së Natyrës Në kuadër të Ditës Botërore të Ruajtjes së Natyrës, KRWM zhvilloi një fushatë ndërgjegjësimi në fshatin Vreshtas dhe disa fshatra të Ersekës, duke biseduar me banorët për rëndësinë e kompostimit të mbetjeve të gjelbra dhe nevojën për t’i dhënë fund praktikës së djegies së tyre.🌾

Gjatë takimeve, ishte kënaqësi të shihnim se shumë familje e kanë bërë kompostimin pjesë të jetës së tyre. Mbetjet organike shndërrohen në pleh natyral për tokën, kopshtet dhe lulet, duke reduktuar ndjeshëm sasinë e mbetjeve dhe duke përmirësuar cilësinë e tokës.🌻

Një shembull veçanërisht interesant ishte mënyra se si fermerët shfrytëzojnë kallinjtë e misrit. Pas grirjes, ato konservohen për rreth 40 ditë në kushte pa ajër (proces i njohur si silazh), duke u mbuluar mirë që të zhvillohet fermentimi natyral. Në fund të procesit, krijohet një ushqim i pasur dhe me vlera ushqyese për bagëtinë, veçanërisht për lopët. Kjo metodë jo vetëm që ul kostot e fermës, por edhe shmang hedhjen ose djegien e mbetjeve bujqësore, duke mbrojtur ajrin dhe mjedisin.

♻️ Çdo mbetje organike që kompostohet ose ripërdoret është një hap më afër një mjedisi më të pastër dhe një bujqësie më të qëndrueshme.

#krwm #ditabotëroreeruajtjessënatyrës #kompostim #mbrojmënatyrën #ekonomiqarkulluese
Prej rreth dy vitesh, landfilli ynë vizitohet rreg Prej rreth dy vitesh, landfilli ynë vizitohet rregullisht nga lejlekë. Çdo sezon i shohim të rikthehen, duke e bërë këtë zonë pjesë të rrugëtimit të tyre. Njëri prej tyre madje ka ndërtuar folenë mbi një shtyllë pranë landfillit, një proces që zakonisht u merr lejlekëve vetëm pak javë, ndërsa më pas foleja zgjerohet dhe mirëmbahet çdo vit. Sot ajo është bërë vendi ku ai rikthehet vazhdimisht.🪺

Ne punojmë çdo ditë për të minimizuar ndikimin në mjedis. Mbetjet mbulohen vazhdimisht për të parandaluar përhapjen nga era, për të reduktuar aromat dhe për të kufizuar praninë e shpendëve dhe kafshëve të tjera. Këto janë masa të domosdoshme për funksionimin e sigurt të një landfilli.🍃 Megjithatë, natyra nuk mund të kontrollohet plotësisht. Shpendët janë të lirë të zgjedhin ku të ndalen dhe ku të ushqehen, ndaj prania e tyre nuk mund të shmanget tërësisht, pavarësisht përpjekjeve tona për ta minimizuar.🪶

Edhe pse landfilli nuk është habitat natyror, është bukur të mendosh se, në njëfarë mënyre, ai ka kontribuar në ushqyerjen e tyre gjatë këtyre viteve. Një kujtesë se menaxhimi i mbetjeve ka të bëjë jo vetëm me mbrojtjen e mjedisit, por edhe me bashkëjetesën e përgjegjshme me natyrën. 🌿 

#naturealwaysfindsaway #landfill #krwm #lejlek
🚜 Në përgjigje të thirrjes së Ministrit të Mjedisi 🚜 Në përgjigje të thirrjes së Ministrit të Mjedisit për forcimin e masave parandaluese kundër zjarreve, vijojmë punën me kapsulimin e venddepozitimit, duke arritur deri tani rreth 90% të sipërfaqes.

Ky proces jo vetëm që ul ndjeshëm rrezikun e zjarreve, por edhe rrit sigurinë mjedisore dhe përmirëson menaxhimin e venddepozitimit.🍃

Jemi gjithashtu në fazën përfundimtare të kapsulimit të qelizës aktuale, ndërsa shumë shpejt Qeliza Nr. 2 do të jetë gati për të pritur mbetjet, duke garantuar vazhdimësinë e një menaxhimi të sigurt dhe të qëndrueshëm të mbetjeve.♻️

#krwm #akem #ministriaeturizmitdhemjedisit #menaxhimiimbetjeve #parandalimiizjarreve
Dita Botërore pa Qese Plastike 🌎♻️ Çdo hap i vogë Dita Botërore pa Qese Plastike 🌎♻️

Çdo hap i vogël ka rëndësi për një mjedis më të pastër. Kujtojmë se në Shqipëri, më 1 Qershor 2022, hyri në fuqi ligji për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.♻️

Në këtë kuadër, KRWM zhvilloi një fushatë ndërgjegjësuese në disa supermarkete në Bilisht, duke promovuar përdorimin e çantave tekstile, një alternativë e qëndrueshme, e ripërdorshme dhe miqësore me mjedisin.🌲

🌱 Zgjidh një çantë tekstile.
♻️ Ripërdore sa herë të duash.
💚 Bëhu pjesë e ndryshimit!

#ditaboterorepaqeseplastike #krwm #paplastikë #mbromjedisin #ripërdor
Gjatë muajit qershor, landfilli ka vijuar punën në Gjatë muajit qershor, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve.🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃3981.58 ton mbetje të trajtuara
🍃1580 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃62 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃6230 € të kursyera nga panelet diellore dhe 28.39 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #qershor #behuedhetimikimjedisit
Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, KRWM zhvi Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, KRWM zhvilloi një aktivitet edukues në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” Vloçisht. 🌍🌱

Gjatë orës mësimore, nxënësit mësuan mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe u pajisën me fletore për ngjyrosje me tematika mjedisore, duke kombinuar të mësuarin me kreativitetin. Ata diskutuan për rolin që secili prej nesh ka në ruajtjen e natyrës dhe për ndikimin që veprimet tona të përditshme kanë në mjedisin që na rrethon.🌲

Për ta kthyer mesazhin në veprim, nxënësit pastruan ambientet përreth shkollës, mbollën lule në kopshtin e saj dhe folën për rëndësinë e frutave dhe perimeve që konsumojmë çdo ditë, produkte që vijnë falë tokës dhe mjedisit ku jetojmë.🌍

Një ditë plot energji, ndërgjegjësim dhe angazhim, me një qëllim të vetëm: të tregojmë se mbrojtja e mjedisit fillon nga veprimet e vogla të secilit prej nesh. 💚♻️

#ditabotëroreemjedisit #krwm #akem #behuedhetimikimjedisit
Gjatë muajit maj, landfilli ka vijuar punën në mën Gjatë muajit maj, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve.🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃3618 ton mbetje të trajtuara
🍃1688 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃40 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃5820 € të kursyera nga panelet diellore dhe 26.46 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #maj #behuedhetimikimjedisit
Çdo gjurmë është një premtim për një të ardhme më Çdo gjurmë është një premtim për një të ardhme më të gjelbër. ✋🏻🌳🌱
1 Qershori, gjurmët e vogla për një të ardhme të g 1 Qershori, gjurmët e vogla për një të ardhme të gjelbër🌿🌻🌸. 

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Landfillin e Maliqit fëmijët e kopshtit Libonik, Lulet e Vogla, u bënë pjesë e këtij aktiviteti të veçantë edukues dhe kreativ për mbrojtjen e mjedisit. Me duart e tyre të lyera me ngjyra, ata lanë gjurmët në mur, duke përcjellë një mesazh të thjeshtë, por shumë domethënës: e ardhmja e planetit është në duart tona. 🌱✋

Përmes pikturave, ngjyrave dhe imagjinatës së tyre, fëmijët shprehën dashurinë për natyrën dhe rëndësinë e kujdesit për mjedisin ku jetojmë. Çdo gjurmë dore në mur simbolizon një premtim për më shumë përgjegjësi, më shumë ndërgjegjësim dhe më shumë përkushtim ndaj një mjedisi të pastër e të shëndetshëm.🌸

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Le të vazhdojmë t’i mësojmë dhe t’i frymëzojmë të jenë mbrojtësit më të mirë të natyrës dhe mjedisit. 🌍✨

#krwm #akem #behuedhetimikimjedisit #1qershor
🌿 Në kuadër të Ditës Botërore të Biodiversitetit 🌍 🌿 Në kuadër të Ditës Botërore të Biodiversitetit 🌍

Sot zhvilluam një aktivitet ndërgjegjësues me qëllim promovimin e rëndësisë së biodiversitetit dhe mbrojtjes së ekosistemeve natyrore. Përmes këtij aktiviteti u theksua roli i pazëvendësueshëm që luajnë bimët, kafshët, insektet dhe të gjithë organizmat e gjallë në ruajtjen e ekuilibrit natyror. 🌱🦋🐦

Biodiversiteti është pasuria më e çmuar e planetit tonë, sepse siguron ajrin që thithim, ushqimin që konsumojmë dhe ekuilibrin e natyrës që na mban gjallë. Çdo specie ka një rol të veçantë dhe humbja e saj ndikon drejtpërdrejt në jetën tonë dhe të brezave të ardhshëm.

🤝Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me 🕵🏻stafin e AdZM Korçë, Gjimnazi Maliq dhe falë organizatës Trees for Albania u bë e mundur mbjellja e fidanëve 🌱të blinit pranë serrës së shkollës.
Gjatë muajit prill, landfilli ka vijuar punën në m Gjatë muajit prill, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve.🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃3628 ton mbetje të trajtuara
🍃957 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃62.48 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃5030 € të kursyera nga panelet diellore dhe 24.09 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #prill #behuedhetimikimjedisit
Auf Instagram folgen

Keine Ergebnisse gefunden

Die angefragte Seite konnte nicht gefunden werden. Verfeinern Sie Ihre Suche oder verwenden Sie die Navigation oben, um den Beitrag zu finden.

KRWM – Landfill

Korca Regional Waste Management Company is a joint-stock company owned by all six municipalities of Korca region. It was established in June 2008 with the aim of providing waste management services jointly, regionally and efficiently to all its member administrations.

  • Folgen
  • Folgen
Landfill
Sanitary Landfill
Transfer Stations
Tips & Information
Contact
P : +35569 2065 112
E : info@krwm.al
A : Maliq, Albania
Copyright © 2026 KRWM. All Rights Reserved.