KRWM
  • Startseite
  • Über uns
    • Unsere Arbeit
    • Unser Team
  • Deponie
    • Übergabestationen
    • Tipps & Informationen
    • Sanitäre Deponie
  • Kontaktieren Sie uns
  • De
    • En
    • SQ
    • De
  • PR activities
Seite wählen

Blog

Neuigkeiten von KRWM

krwm.al

Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë 📍🇦🇱
Kampion i Gjelbër i Ballkanit Perëndimor 2023 🏆♻️

Gjatë muajit shkurt, landfilli ka vijuar punën në Gjatë muajit shkurt, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve.🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃2930 ton mbetje të trajtuara
🍃1680 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃89.14 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃2750 € të kursyera nga panelet diellore dhe 12.50 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #janar #behuedhetimikimjedisit
E ardhmja është e gjelbër kur edukimi fillon herët E ardhmja është e gjelbër kur edukimi fillon herët.♻️
Sot ambientet e KRWM u mbushën me energjinë e mrek Sot ambientet e KRWM u mbushën me energjinë e mrekullueshme të vogëlushëve nga Kopshti Nr. 5 Korçë 🌱✨

Ata vizituan landfillin, ngjyrosën fletore me tematika mjedisore dhe përforcuan njohuritë mbi ndarjen e duhur të mbetjeve sipas rrymave të caktuara. ♻️

Me pyetje plot kureshtje, buzëqeshje dhe energji të mirë, na tregojnë se edukimi mjedisor fillon që herët dhe se e ardhmja është në duar të sigurta 💚🌍

#krwm #behuedhetimikimjedisit
Ekspozita dhe Konkursi “Dashuria për Mjedisin” 🌿🎨 Ekspozita dhe Konkursi “Dashuria për Mjedisin” 🌿🎨

Një ditë e mbushur me ngjyra, kreativitet dhe mesazhe të forta për mbrojtjen e natyrës në Ekspozitën dhe Konkursin “Dashuria për Mjedisin”, organizuar nga KRWM në bashkëpunim me AKEM, Ministria e Mjedisit, Bashkia Korçë dhe Qyteza e Fëmijëve.♻️

Fëmijët e kursit të pikturës së Qytezës së Fëmijëve realizuan piktura në telajo për të shprehur dashurinë që kanë për mjedisin dhe natyrën, si edhe prezantuan objekte të krijuara me materiale të riciklueshme, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për kujdesin ndaj planetit tonë. 🌍♻️

Të gjitha pikturat ishin të mrekullueshme, u ndanë çmime për punimet më të spikatura, duke vlerësuar talentin, mesazhin dhe kreativitetin e fëmijëve. 🏆

Gjithashtu, fëmijët patën mundësinë të njihen më nga afër me landfillin dhe procesin e menaxhimit të mbetjeve, duke mësuar mbi rëndësinë e ekonomisë qarkulluese dhe kujdesit ndaj mjedisit. ♻️

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe energjinë pozitive, si edhe Z. Sotiraq Filo, Z. Gëzim Topçiu dhe Z. Ersi Sulejmani, Drejtor i Përgjithshëm i AKEM, për mbështetjen dhe kontributin e tyre në këtë aktivitet të veçantë.🎨

#behuedhetimikimjedisit #akem #ministriaemjedisit #bashkiakorce #qytezaefëmijëvekorçë
E ardhmja duket më e gjelbër kur pikturohet nga du E ardhmja duket më e gjelbër kur pikturohet nga duart e fëmijëve 🌿🎨🫟

Pikturat e fëmijëve pjesëmarrës në konkursin "Dashuria për Mjedisin", @qytezaefemijeve 🌱

#krwm #akem #qytezaefëmijëvekorçë #bashkiakorce
Gjatë muajit janar, landfilli ka vijuar punën në m Gjatë muajit janar, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve.🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃3320 ton mbetje të trajtuara
🍃1860 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃103 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃1780 € të kursyera nga panelet diellore dhe 8.08 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #janar #behuedhetimikimjedisit
Edukimi mjedisor është një hap i rëndësishëm drejt Edukimi mjedisor është një hap i rëndësishëm drejt një shoqërie më të përgjegjshme.🌱🌍 Të mësosh për mjedisin do të thotë të investosh në të ardhmen! 

Me rastin e Ditës Botërore të Edukimit Mjedisor, mirëpritëm nxënësit e Shkollës “Agimi” Maliq të cilët realizuan një vizitë studimore në Landfillin e Maliqit, ku u informuan mbi funksionimin e tij, shërbimet që ofron kompania dhe rëndësinë e menaxhimit të duhur të mbetjeve.♻️

Vizita u shoqërua me prezantime informuese dhe diskutime, duke i nxitur nxënësit të kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e mjedisit. 🌍

#krwm #behuedhetimikimjedisit #shkollaagimi #ditaboteroreeedukimitmjedisor #mbronimjedisin
Snow brings purity, hope, and new beginnings. ❄️✨ Snow brings purity, hope, and new beginnings. ❄️✨

Venddepozitimi i Mbetjeve Maliq 📍
Gjatë muajit dhjetor, landfilli ka vijuar punën në Gjatë muajit dhjetor, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve.🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃3737.2 ton mbetje të trajtuara
🍃3020 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃229 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃2130€ të kursyera nga panelet diellore dhe 9.70 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #menaxhimiimbetjeve
KRWM vizitoi sot Qendrën Komunitare të Bashkisë Ma KRWM vizitoi sot Qendrën Komunitare të Bashkisë Maliq, ku në kuadër të festave të fundvitit organizoi një aktivitet për fëmijët. 🎄✨

Gjatë aktivitetit, fëmijët u angazhuan në pikturimin e fletoreve me mesazhe mjedisore, duke shprehur kreativitetin dhe imagjinatën e tyre përmes ngjyrave.🎨

Atmosfera festive, buzëqeshjet dhe momentet e bukura të ndara së bashku e bënë këtë aktivitet një përvojë të ngrohtë dhe domethënëse për fëmijët. 💚👧🧒

#krwm #qendrakomunitarebashkiamaliq #festategezuara
Me rastin e festave të fundvitit, KRWM organizoi n Me rastin e festave të fundvitit, KRWM organizoi një ditë festive duke dhuruar pako me dhurata për fëmijët e stafit me ndihmën e Kishës Ungjillore Libonik-Maliq.🎄

Faleminderit @kisha_ungjillore_libonik_maliq që e bëtë këtë moment të paharrueshëm duke ndarë së bashku magjinë e fundvitit. 🌟🎅

Gëzuar!

#krwm #administrimiimbetjevetëqarkutkorçë
Në këtë kohë festash KRWM zgjodhi të ndajë pak nga Në këtë kohë festash KRWM zgjodhi të ndajë pak nga ngrohtësia e vet me ata që kanë më shumë nevojë. 🎁

Përgatitëm shporta të mbushura me produkte ushqimore e dhurata simbolike për disa njerëz në nevojë, me shpresën për ti bërë këto festa për ta më të lehta dhe më të gëzueshme. ✨

Solidariteti nuk njeh madhësi, dhe gjestet e vogla mund të sjellin buzëqeshje të mëdha. ✨

Gëzuar!

#krwm #administrimiimbetjevetëqarkutkorçë
Së bashku me @qytezaefemijeve sollëm atmosferën fe Së bashku me @qytezaefemijeve sollëm atmosferën festive në mënyrën më të bukur dhe më të qëndrueshme, përmes aktivitetit “Kartolina e Gjelbër e Fundvitit”. 🎄

Në këtë aktivitet kreativ, fëmijët shprehën imagjinatën dhe emocionet e tyre duke realizuar kartolina të veçanta, të punuara plot dashuri me materiale të riciklueshme. 🎨

Çdo kartolinë mbante brenda jo vetëm ngjyrat dhe dizajnin e tyre unik, por edhe mesazhin e rëndësishëm se kujdesi për mjedisin fillon nga gjestet e vogla.♻️

Gëzuar Festat! 🎁

#behuedhetimikimjedisit #kartolinaegjelbërefundvitit
Magjia e festave nis me duart e vogla dhe zemrën e Magjia e festave nis me duart e vogla dhe zemrën e madhe! 🌍✨

Më 12 dhjetor, në Qytezën e Fëmijëve, KRWM do të zhvillojë një aktivitet kreativ dhe plot ngjyra me të vegjëlit: krijimin e kartolinave festive me materiale të riciklueshme.♻️

Ky aktivitet jo vetëm që i fut fëmijët në atmosferën e gëzueshme të fundvitit 🎄, por edhe i mëson ata mbi rëndësinë e riciklimit, ripërdorimit, krijimtarisë dhe kujdesit për mjedisin. 

Çdo kartolinë do të jetë një shembull i bukur se si materiali që zakonisht hidhet, mund të kthehet në art dhe në një mesazh të ngrohtë për dikë të dashur. 💚♻️

#qytezaefemijevekorce #krijimtari #riciklim #festatefundvitit #art #magjiaericiklimit #behuedhetimikimjedisit #krwm
Natyra është dhuratë. Le ta ruajmë së bashku! 🍃 R Natyra është dhuratë. Le ta ruajmë së bashku! 🍃

Rrënjët i hodhëm sot, kujdesin e vazhdojmë nesër. 🌱

Mbroni dhe mbani pastër këtë copëz natyre të krijuar për ju. 🌳

Kopshti i KRWM

#behuedhetimikimjedisit #mbronimjedisin #krwm
Festat erdhën në KRWM! 😄🎄 Kartolina të punuara me Festat erdhën në KRWM! 😄🎄

Kartolina të punuara me dorë, me dashuri dhe materiale të riciklueshme.♻️

Sepse çdo urim mund të jetë i bukur dhe i qëndrueshëm. ♻️💚

Le të festojmë me zemër dhe kujdes për planetin! 🌍

Gëzuar nga KRWM! 🎉

#behuedhetimikimjedisit #2026 #newchapter #wishes
Gjatë muajit nëntor, landfilli ka vijuar punën në Gjatë muajit nëntor, landfilli ka vijuar punën në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet mjedisore, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të mbetjeve.🌱

📊 Të dhënat kryesore të muajit:

🍃3810.3 ton mbetje të trajtuara
🍃2580 m³ ujë i ndotur i përpunuar në impiantin RO
🍃68.7 ton tallash të përdorur si material mbulues
🍃2020 € të kursyera nga panelet diellore dhe 10.01 MWh energji e prodhuar

Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌍💚

#RaportMujor #Landfill #Menaxhimiimbetjeve #Mjedisi #Korça #behuedhetimikimjedisit #krwm #venddepozitim
📘 Trajnim i zhvilluar sot nga @reborn_albania për 📘 Trajnim i zhvilluar sot nga @reborn_albania për stafin e KRWM

Sot u zhvillua një sesion i rëndësishëm trajnimi i fokusuar në standardet ndërkombëtare ISO 45001 (Siguria dhe Shëndeti në Punë), ISO 14001 (Menaxhimi i Mjedisit) dhe ISO 9001 (Menaxhimi i Cilësisë).⚙️

📋Trajnimi u udhëhoq nga ekipi profesional i REBORN, duke ofruar udhëzime praktike dhe shembuj konkretë mbi mënyrën se si këto standarde mund të zbatohen në aktivitetet e përditshme të kompanisë.

👷‍♂️👷‍♀️ Gjatë seancës, u trajtuan tema thelbësore si:

• Identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve në vendin e punës
• Kontrolli dhe menaxhimi i pasojave të mundshme
• Masat parandaluese
• Përmirësimi i proceseve të punës dhe kultura e sigurisë
• Rritja e ndërgjegjësimit për mjedisin dhe cilësinë

🔧 Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kulturës së brendshme të sigurisë, përmirësimit të cilësisë së punës dhe garantimit të përputhshmërisë me standardet ndërkombëtare.

📌Pjesëmarrja aktive e stafit të KRWM tregon angazhimin e vazhdueshëm për të ngritur standardet profesionale dhe për të garantuar një ambient pune më të sigurt, më të përgjegjshëm dhe më efikas.

👏🏻Falenderojmë ekipin e REBORN për bashkëpunimin dhe për vlerat që sjell në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe proceseve të kompanisë.
Kur dita e zakonshme merr një ngjyrë tjetër...🌈 M Kur dita e zakonshme merr një ngjyrë tjetër...🌈

Magji mes rutinës! 

#krwm #landfillimaliq #mikimjedisit #rainbow
📊 Monitorimi Mjedisor – Raporti Tremujor (Nëntor 2 📊 Monitorimi Mjedisor – Raporti Tremujor (Nëntor 2025)

Më 06.11.2025 u realizua monitorimi periodik tremujor, një proces i rëndësishëm që ndihmon në garantimin e funksionimit të sigurt dhe të qëndrueshëm të aktivitetit tonë. Monitorimi përfshin vlerësimin e zhurmave, cilësisë së ajrit, ujit nëntokësor dhe shkarkimeve nga landfilli. 🚰

🔍 Çfarë treguan analizat?

• Zhurmat – brenda normave të lejuara, duke respektuar standardet e përcaktuara për zonat përreth.
• Cilësia e ajrit – rezultatet konfirmojnë se parametrat janë brenda kufijve ligjorë të lejuar.
• Uji nëntokësor – analizat dëshmojnë stabilitet dhe siguri, duke qenë plotësisht në përputhje me kërkesat mjedisore.
• Shkarkimet nga landfilli – po ashtu brenda normave të përcaktuara nga legjislacioni mjedisor shqiptar.

📘 Monitorimi është kryer në përputhje me:
• VKM nr. 452, datë 11.07.2012, për menaxhimin dhe kontrollin e landfilleve të mbetjeve
• VKM nr. 177, datë 31.03.2005, për normat e lejuara të shkarkimit dhe kriteret e zonimit të mjediseve ujore pritëse

♻️ Përkushtimi ynë ndaj mjedisit është i vazhdueshëm.
Ne investojmë në monitorim, transparencë dhe përmirësim të vazhdueshëm për të siguruar që aktivitetet tona të jenë në harmoni me standardet mjedisore dhe mirëqenien e komunitetit.

#krwm #behuedhetimikimjedisit #monitorimimjedisor
Auf Instagram folgen

Keine Ergebnisse gefunden

Die angefragte Seite konnte nicht gefunden werden. Verfeinern Sie Ihre Suche oder verwenden Sie die Navigation oben, um den Beitrag zu finden.

KRWM – Landfill

Korca Regional Waste Management Company is a joint-stock company owned by all six municipalities of Korca region. It was established in June 2008 with the aim of providing waste management services jointly, regionally and efficiently to all its member administrations.

  • Folgen
  • Folgen
Landfill
Sanitary Landfill
Transfer Stations
Tips & Information
Contact
P : +35569 2065 112
E : info@krwm.al
A : Maliq, Albania
Copyright © 2026 KRWM. All Rights Reserved.