Qëllimi dhe fusha e veprimit: Operatori i Impiantit RO nën mbikëqyrjen e Menaxherit të Landfillit ësht֝ë përgjegjës që gjithë sistemi i trajtimit të ujërave të vend depozitimit është në funksion të plotë , i mirëmbajtur dhe që trajtimi kryhet sipas standarteve të lejuara . Operatori i Impiantit RO do të jetë përgjegjës për të siguruar pjesë rezervë dhe lëndë kimike të mjaftueshme për të mbajtur në punë impiantin në vazhdimësi.

Përgjegjësitë Kryesore si Operator i Impiantit RO :

– Të kryejë mirëmbajtje të rregullta parandaluese të të gjitha pajisjeve që lidhen me sistemin e ujërave të kullimit , duke zbatuar të gjithë manualet udhëzuese të prodhuesit për funksionimin dhe mirëmbajtjen,
– Të bashkërendojë punën me zyrën e planifikimit dhe buxhetimit të KRWM për t’u siguruar që ka gjendje të pjesëve rezervë për të gjitha pajisjet,
– Të drejtojë dhe mirëmbajë sistemin e trajtimit të ujërave të kullimit sipas Manualit Operativ të Prodhuesit,
– Të sigurohet që të gjithë interceptorët e ujërave pastrohen rregullisht,
– Të sigurohet që tubat e ujërave të kullimit të pastrohen rregullisht,
– Të sigurohet që gjithë infrastruktura është gjatë gjithë kohës në gjendje të mirë dhe të bashkërendojë punën me stafin e mirëmbajtjes për të ndrequr defektet,
– Të kryejë rregullisht teste funksionale të pajisjeve , madje edhe gjatë periudhës ku nuk prodhohen ujëra kullimi nga mbetjet,
– Të sigurojë furnizim të mjaftueshëm me substanca kimike për trajtimin e ujërave të kullimit dhe të mbajë punën e Impiantit RO ( përfshi ciklet e pastrimit dhe zëvendësimin e membranës ) , duke garantuar përdorimin e mjeteve mbrojtëse personale gjatë përdorimit të kimikateve,
– Të monitorojë parashikimin e motit dhe të bashkërendojë punën me stafin e mirëmbajtjes për të kryer kontrolle dhe proçedura përpara rreshjeve,
– Të monitorojë nivelin e ujërave të kullimit në pellgjet mbajtës dhe pellgjet e mbledhjes së ujërave të pafiltruar dhe të ndërmarrë trajtimin/heqjen me autobot të posaçëm,
– Të monitorojë nivelet e pellgut të ujërave të trajtuara dhe të bashkërendojë punën me Menaxherin e Landfillit për të larguar sasinë e tepërt dhe për ta përdorur atë në vend depozitim,
– Të sigurojë marrjen dhe testimin e rregullt të mostrave të ujërave të shkarkuara që të garantojë se ujërat e shkarkuara në mjedis përputhen me lejen mjedisore të vend depozitimit,
– Të bashkërendojë me Operatorin e kamionit autobot për të mbledhur ujërat koncentrate dhe për t’i riqarkulluar në vend depozitim pata se pellgjet të mbushen plotësisht,
– Të komunikojë mirë me stafin , drejtuesit dhe shitësit për të diagnostifikuar riparimet dhe për të porositur materialet që nevojiten,