JOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

KRWM sh.a. njofton hapjen e procedurës së aplikimit për pozicionin:
Punëtor Roje në Stacionin e Transferimit Kolonjë

Vendndodhja e punës: Kolonjë

Detyrat kryesore:
1.Ruajtja dhe mbikëqyrja e ambienteve të Stacionit.
2.Kontrolli i hyrje-daljeve të mjeteve dhe personave të autorizuar.
3.Raportimi i menjëhershëm i çdo situate të pazakontë tek eprori përgjegjës.
4.Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë.
5.Kryerja e detyrave të tjera funksionale sipas kërkesave të punëdhënësit.

Kriteret e kërkuara:
1.Të jetë i aftë fizikisht për kryerjen e detyrës.
2.Të ketë integritet, përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
3.Përvoja në pozicione të ngjashme përbën avantazh.

Dokumentacioni për aplikim:
1.Kërkesë për punësim.
2.Curriculum Vitae (CV).
3.Fotokopje e kartës së identitetit.
4.Fotokopje e diplomës ose dëftesës së arsimit.
5.Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikime ose përvojë pune (nëse ka).

Aplikimet dorëzohen pranë zyrave të KRWM sh.a. ose në adresën elektronike të institucionit (krwmsha1@gmail.com), brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e publikimit të këtij njoftimi.