Vend depozitimi sanitar

Vend depozitimi sanitar ndodhet rreth 750 metra në veri të fshatit Maliq në Bashkinë Maliq.

Si organizohet puna në landfill

Figura: Pamje nga ajri e vend depozitimit në qershor 2019

Për shkak të ndryshimit të rritjes së konsumit, menaxhimi i mbetjeve është kthyer në një sfidë të madhe për autoritetet lokale në dekadat e fundit. Mungesa e burimeve financiare dhe njohurive teknike kanë penguar realizimin e shpejtë të zgjidhjeve. Para ndërtimit të këtij vend depozitimi sanitar në Maliq, në rajonin e Korçës kishte vendgrumbullime të shumta të pakontrolluara. Disa prej tyre kanë paraqitur rrezik për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.

Ndërtimi i vend depozitimit sanitar në Maliq u realizua me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW Entwicklungsbank. Vend depozitimi është projektuar dhe ndërtuar sipas standardeve të larta mjedisore të Bashkimit Evropian.

Baza fundore e vend depozitimit përbëhet nga disa shtresa izoluese për të parandaluar depërtimin e lëngut kullues (uji i ndotur nga mbetjet). Nëpërmjet një sistemi tubacionesh, lëngu kullues mblidhet dhe drejtohet në një impiant trajtimi. Për trajtimin e lëngut kullues, përdoret një nga teknologjitë më të përparuara në botë, përkatësisht osmoza e kundërt (Reverse Osmosis). Uji i trajtuar ka një cilësi të ngjashme me ujin e lumit Devoll.

Figura: Leachate treatment plant

Çdo kamion për grumbullimin e mbetjeve që hyn në vend depozitim peshohet në mënyrë që të monitorohet sasia dhe vëllimi i mbetjeve të depozituara në vend depozitim.

Figura: Peshimi i një kamioni për grumbullimin e mbetjeve në vendgrumbullim

Stafi i vend depozitimit koordinon kamionët që shkarkojnë mbetjet në vend depozitim dhe kontrollon përmbajtjen e mbetjeve nëse ka materiale që nuk lejohen të depozitohen në vend depozitim. Mbetjet depozitohen sipas një plani dhe ngjishen nga kompaktori i vend depozitimit, një makineri e veçantë për këtë proces pune.

Për të parandaluar përhapjen e mbetjeve nga era, përhapjen e aromave të këqija dhe hyrjen e kafshëve, mbetjet mbulohen rregullisht me dhé.

Pasi të jenë depozituar sasi të mjaftueshme mbetjesh, do të instalohet një sistem për grumbullimin e gazit në vend depozitim. Gazi i vend depozitimit përmban metan, i cili është një gaz serrë dhe 21 herë më i dëmshëm se dioksidi i karbonit. Në mënyrë që të eliminohet metani, gazi i mbledhur do të digjet në një impiant të posaçëm trajtimi. Gjenerimi i gazit të vend depozitimit do të monitorohet vazhdimisht dhe nëse sasia dhe përmbajtja e metanit do të jenë të mjaftueshme, do të instalohet një motor për prodhimin e energjisë elektrike dhe nxehtësisë duke përdorur gazin e vend depozitimit.

Figura: Impianti i trajtimit të gazit në landfill

Jetëgjatësia e vend depozitimit është përllogaritur të jetë 20 vjet. Drejt fundit të kësaj periudhe, do të përgatitet një plan për mbylljen dhe rehabilitimin dhe do të vlerësohet mundësia për ri-shfrytëzimin e vendit, p.sh. për instalimin e paneleve diellore, fushë për aktivitete argëtuese ose krijimin e një mbulese vegjetative.

Përpara se të fillojë ri-përdorimi i vendit, mbetjet do të mbulohen dhe do të ketë një sistem izolues sipërfaqësor. Kjo do të parandalojë depërtimin e ujit të rreshjeve në trupin e vend depozitimit dhe në këtë mënyrë do të minimizohet gjenerimi i gazit dhe lëngut kullues. Tubat në sistemin izolues sipërfaqësor do të shërbejnë për mbledhjen e gazit të vend depozitimit për trajtim.

Sipas rregulloreve kombëtare, ndikimet në mjedis të vend depozitimit do të monitorohen për një periudhë prej të paktën 20 vjet pas mbylljes së tij.