Loading...

Mirë se vini në Shoqërinë “Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë”

Ne jemi këtu për të ofruar shërbime të qendrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit përqytetarët dhe Bashkitë e rajonit tonë. Misioni ynë është të mbajmë në funksion dhe të mbështetim sistemin rajonal të menaxhimit të mbetjeve, i cili siguron zgjidhje rajonale për transportin në distancë të largët dhe depozitimin përfundimtar të mbetjeve në rajon.

Teksa përpiqemi të ofrojmë shërbime cilësore dhe me efiçencë kostoje përmes stacioneve tona të transferimit dhe vend depozitimit sanitar rajonal, ne i qëndrojmë besnikë mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të njerëzve.

Menaxhimi i mbetjeve është një koncept disi i ri për qytetarët shqiptarë, por në këtë epokë të përhapjes së shpejtë të informacionit dhe shkëmbimeve socio-kulturore është e domosdoshme që edhe ne të informohemi dhe me vetëdije të ndryshojmë ose "rikthejmë" sjelljet tona. Mjedisi fillon që nga dhoma jonë e ndenjies dhe shtrihet jashtë në rrugë dhe parqe, në lugina dhe fusha, male dhe oqeane. Për ne dhe për hir të fëmijëve tanë, duhet të garantojmë që ky është një mjedis i sigurt për të jetuar!

Aksionarët

Bashkia Korcë

Bashkia Pogradec

Bashkia Maliq

Bashkia Devoll

Bashkia Kolonjë

Bashkia Pustec

Partnerët

Na ndiqni në Instagram

Lajmet dhe ngjarjet rreth KRWM dhe Sistemit të Menaxhimit të Mbetjeve në qarkun e Korçës, si dhe këshilla për çështje mjedisore dhe tema që lidhen me mbetjet dhe parandalimin e mbetjeve mund të gjenden gjithashtu çdo ditë në Instragram.