Stacionet e transferimit
Në mënyrë që të ketë një transport efikas dhe miqësor ndaj mjedisit të mbetjeve në distanca të largëta, KRWM ka vënë në funksion dy stacione për transferimin e mbetjeve; një për Bashkinë Devoll afër Bilishtit dhe një tjetër për Bashkinë Kolonjë afër fshatit Mollas.
Roli i stacioneve të transferimit
Stacionet e transferimit janë të rrethuara dhe ruhen gjatë gjithë kohës për të parandaluar hyrjen e paautorizuar të qytetarëve dhe hyrjen e kafshëve.
Kamionët për grumbullimin e mbetjeve regjistrohen në hyrje dhe orientohen nga operatori drejt rampës. Nga atje mbetjet shkarkohen drejtpërdrejt në kontenierë të mëdhenj transportues. Këta kontenierë janë të papërshkueshëm nga uji dhe mbulohen gjatë transportit dhe gjatë kohës kur nuk përdoren. Stacionet e transferimit, si dhe ambienti përreth pastrohen nëse ka mbetje të shpërndara nga era. Këto masa parandalojnë çdo ndotje të mundshme të mjedisit.
Pasi mbushet kontenieri transportues, ai çohet në vend depozitim dhe në vend të tij vendoset një kontenier i zbrazët.
Këto bashki që gjenerojnë sasi të vogla mbetjesh i kanë të kufizuara mundësitë financiare për të ndërtuar impiante moderne apo për t’i transportuar mbetjet vetë deri në vend depozitimin sanitar në Maliq. Falë stacioneve të transferimit dhe ndarjes së kostos mes të gjitha bashkive të Qarkut të Korçës, u mundësua transporti i mbetjeve me kosto më të ulët për në vend depozitimin sanitar dhe mbyllja e vendgrumbullimeve të shumta. Kjo pati një ndikim të madh pozitiv në mjedis dhe shëndetin e banorëve të këtyre bashkive.